Aktualitet

“Pimë kokainë”, Dino vrasjen e Madrit Ulqinakut: Peqini e qëlloi me tek plumb

Sipas Dinos, ka qenë Sallufi që është përplasur me Ulqinakun fillimisht dhe i ka kërkuar llogari.

20 Gusht 2022, 18:04 Nga F.M
“Pimë kokainë”, Dino vrasjen e Madrit Ulqinakut: Peqini e
Madrit Ulqinaku

ELBASAN- Eiden Dino i vetmi i arrestuar për vrasjen e Madrit Ulqinakut që tronditi Elbasanin, ka treguar se si nisi sherri mes të rinjve që çoi në përdorimin e armëve. Në gjyq, në momentin që ju komunikua masa ‘arrest me burg’, Dino ka treguar se bashku me dy të rinjtë e tjerë, Horgito Peqinin (autori i vrasjes) dhe Klaudjan Sallufin kishin konsumuar drogë të llojit kokainë dhe kishin dalë të armatosur.

Ai tregon se kanë qenë duke lëvizur në rrugë nën efektin e drogës teksa janë përballur me viktimën Madrit Ulqinakun dhe shokun e këtij të fundit. Sipas Dinos, ka qenë Sallufi që është përplasur me Ulqinakun fillimisht dhe i ka kërkuar llogari.

“Pse m’pe, më bëre pis,”- tregon Dino se i ka thënë Sallufi, fjalë që kandezur konfliktin.

Mes tyre, sipas 18-vjeçarit është futur Horgito Peqini, 18 dhe e ka qëlluar me një plumb Ulqinakun duke e lënë të vdekur. 33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë nga Horgito Peqini. Për ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar një person, Eiden Dino që akuzohet për bashkëpunim, ndërsa në kërkim është autori i krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

madrit ulkqinaku vritet madrit ulqinaku eiden dino klaudjan sallufi

Sondazh

Poll