Aktualitet

Vrau Madrit Ulqinakun, daja i Peqinit: S'kemi lidhje me Mandelën, e dënoj veprimin e nipit tim

Sipas tij, dëshmia e dhënë nga Eiden Dino në polici, i cili është shprehur se Peqini ka konsumuar drogë e birra me Klaudjan Sallufin, që është gjithashtu i shpallur në kërkim për krimin e rëndë.

20 Gusht 2022, 17:52 Nga F.M
Vrau Madrit Ulqinakun, daja i Peqinit: S'kemi lidhje me Mandelën, e
Horgito Peqini, Madrit Ulqinaku dhe vendi ku u vra

TIRANË- Gentjani, daja i Horgito Peqinit, të shpallurit në kërkim për vrasjen e Madrit Ulqinakut ka mohuar çdo lidhje me Eduart Peqinit, të njohurin si ‘Mandela i Elbasanit’ që është dënuar me burgim të përjetshëm. Në një prononcim për ABC, ai është shprehur se edhe pse në media është raportuar se kanë lidhje farefisnore me Eduart Peqinin, nuk i lidh asgjë bashkë.

Ai tha se e dënon veprën penale që ka kryer nipi i tij, por që ngjarja duhet sqaruar. Sipas tij, dëshmia e dhënë nga Eiden Dino në polici, i cili është shprehur se Peqini ka konsumuar drogë e birra me Klaudjan Sallufin, që është gjithashtu i shpallur në kërkim për krimin e rëndë.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandelës. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im. Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen,”- thekson Gentjani.

33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë nga Horgito Peqini. Për ngjarjen e rëndë, policia ka arrestuar një person, Eiden Dino që akuzohet për bashkëpunim, ndërsa në kërkim është autori i krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi. Gjithçka mësohet se ka ardhur pas një sherri banal.

horgito peqini vritet madrit ulqinaku eiden dino klaudjan sallufi

Sondazh

Poll