Bota

Plagoset i burgosuri në Shkup, e qëllojnë me mjet prerës brenda në qeli

Mësohet se i burgosuri me iniciale I.I është plagosur me mjet prerës nga një i burgosur tjetër me iniciale I.K.

20 Gusht 2022, 18:34 Nga I.A
Plagoset i burgosuri në Shkup, e qëllojnë me mjet prerës
Burgu i Idrizoves

SHKUP- Një i burgosur ditën e sotme është plagosur në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se i burgosuri me iniciale I.I është plagosur me mjet prerës nga një i burgosur tjetër me iniciale I.K. I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që ngjarja ende nuk është zbardhur.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.08.2022 në ora 18:00 në SPB Shkup nga burgu i Idrizovës është raportuar se rreth orës 17:45 i burgosuri I.I.(35) është therur me një mjet të mprehtë nga i burgosuri tjetër I.K. I lënduari është dërguar në autoambulancën pranë burgut të Idrizovës për ndihmë mjekësore dhe më pas është dërguar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”. Rasti është duke u zbardhur.

burgu idrizoves 780x439 plagoset i burgosuri ne shkup

Sondazh

Poll