Aktualitet

I riu përplas 8-vjeçaren në Orikum, përfundojnë të dy në spital

I plagosur ka mbetur edhe vetë 27-vjeçari. Drejtuesi i mjetit dhe 8-vjeçarja ndodhen në spital.

20 Gusht 2022, 17:12 Nga F.M
I riu përplas 8-vjeçaren në Orikum, përfundojnë
Foto Ilustruese

VLORË- Një 8-vjeçare është përplasur nga makinë në Orikum. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum. A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar 8-vjeçaren që ka qenë duke kaluar rrugën në ato momente. I plagosur ka mbetur edhe vetë 27-vjeçari. Drejtuesi i mjetit dhe 8-vjeçarja ndodhen në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

policia e vlores aksident ne orikum

Sondazh

Poll