Sport

Kërkesa e dhimbshme e bashkëshortes së Kobe Bryant: "Mos i hidhni në Google. Nuk dua që vajzat e mia t'i shikojnë ato pamje!"...

Vanessa Bryant ka paditur policinë e qarkun të Los Anxhelosit, për përhapjen e fotove kur ndodhi aksidenti fatal, që i mori jetën legjendës së NBA-së dhe vajzës së tij…

20 Gusht 2022, 11:29 Nga DOSJA
Kërkesa e dhimbshme e bashkëshortes së Kobe Bryant: "Mos i
Vanessa Bryant gjatë një ceremonie nderimi për bashkëshortin e saj të ndjerë në 'Staples Center'

SHBA - Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që nga vdekja aksidentale e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna. Por imazhet e rrëzimit fatal të helikopterit që i vrau ata (dhe ato të gjashtë të tjerëve) vazhdojnë të përhapen pothuajse çdo ditë në internet. 

Një fakt që po shkakton ankth emocional tek e veja e tij, Vanessa: "Ato u përhapën, nuk mund të rikuperohet. Unë kurrë nuk dua që vajzat e mia t'i shikojnë ato. Kam tre vajza të vogla",- tha ajo për gazetën “Times’ të Los Angeles, plotësisht e shkatërruar.

Këtë të premte, meksikania mësoi se ka edhe fotografi të trupave të bashkëshortit dhe vajzës së saj: "U ula dhe qava dhe doja thjesht të bërtisja”, vazhdon ajo në një rrëfim shumë zemërthyer.

Kështu Vanessa ka vendosur të padisë policinë e qarkut të Los Anxhelosit për dëmet e shkaktuara, si për të, ashtu edhe për të voglat e saj dhe ka nisur një kërkesë të dëshpëruar për vajzat e saj: "Ju lutemi, mos filloni t'i hidhni në Google".

Nga ana e saj, policia e qarkut të Los Anxhelosit nuk i mohon këto fotografi, por garanton se ato nuk janë bërë asnjëherë publike: “Që nga momenti i aksidentit e deri më tani, policia ka punuar pa u lodhur për të mos lejuar që fotot e vendit të aksidentit të jenë publike”,- janë shprehur ata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll