Bota

Pushtohet nga flakët vila luksoze e stilistit, Giorgio Armani shpëton turistët

Vila luksoze e stilistit të famshëm në ishullin Pantelleria pranë Siçilisë u përfshi nga flakët, por Giorgio Armani, ndihmoi autoritetet italiane në shpëtimin e dhjetëra turistëve.

20 Gusht 2022, 10:05 Nga s.s
Pushtohet nga flakët vila luksoze e stilistit, Giorgio Armani shpëton
Giorgio Armani

SIÇILI- Vila luksoze e stilistit të famshëm në ishullin Pantelleria pranë Siçilisë u përfshi nga flakët, por Giorgio Armani, ndihmoi autoritetet italiane në shpëtimin e dhjetëra turistëve. Miliarderi 88-vjeçar kishte ftuar në shtëpinë e tij buzë detit miq të shumtë dhe teksa të gjithë po shijonin një aperitiv, të pranishmit panë re tymi që afroheshin nga një mal aty pranë. Armani u tha të ftuarve se duhet të largoheshin menjëherë dhe pasi i hipi të gjithë në varkat e tij, njoftoi karabinierët dhe zjarrfikësit.

Pushtohet nga flakët vila luksoze e stilistit, Giorgio Armani shpëton
Zjarr në vilën luksoze të Giorgio Armani

Më pas ai nisi të lundronte rreth ishullit që ndodhet mes Sicilisë dhe Tunizisë, duke njoftuar edhe turistët e tjerë që duhet të largoheshin. Roja Bregdetare italiane tha se ishin evakuuar rreth 30 turistë me varka. AFP citoi një zëdhënës të stilistit që tha se flakët kishin mbërritur pranë banesës së Armanit, por nuk e kishin dëmtuar. Kryebashkiaku i Pantellerias, Vincenzo Campo, tha se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, për këtë kanë nisur hetimet. Campo i tha agjencisë italiane të lajmeve ANSA se dy avionë po punonin për të shuar flakët e fundit në terrene të vështira dhe se era kishte rënë, raporton economictimes.com.

“Pas frikës së madhe të mbrëmjes së kaluar dhe natës së kaluar në punë, Pantelleria po i kthehet normalitetit. Duket se më e keqja ka mbaruar”, tha Campo. Zjarret janë ndihmuar këtë verë nga thatësira e madhe që ka përfshirë Europën. Deri tani, në Spanjë janë djegur më shumë se 700 mijë hektarë, ndërsa në Portugali 26 mijë hektarë. Kryetari i bashkisë së ishullit, Vincenzo Campo, i tha agjencisë italiane të lajmeve ANSA se dy avionë po punonin për të shuar flakët e fundit në terrene të vështira dhe se era kishte rënë.

zjarr vile giorgio armani sicili

Sondazh

Poll