Sport

Zhang refuzon ofertën e PSG-së, fillojnë bisedimet për rinovimin me Skriniar…

Siç raportohet nga Marco Barzaghi, presidenti zikaltër ka informuar trajnerët dhe ekipin se "Skriniar është jashtë tregut"

20 Gusht 2022, 07:15 Nga DOSJA
Zhang refuzon ofertën e PSG-së, fillojnë bisedimet për

ITALI - Oferta e re që PSG ka formuluar për Milan Skriniar nuk është dhe aq e re. Siç raporton ‘gianlucadimarzio.com’, klubi parizien i ka ofruar Interit 60 milionë euro plus bonuse për qendrën sllovake, duke ruajtur kështu propozimin e dërguar në Viale della Liberazione një muaj më parë. 

Klubi zikaltër nuk refuzoi kategorikisht ofertën, por në vend të kësaj rifilloi kontaktet me rrethin e lojtarit për të nënshkruar rinovimin e kontratës që skadon në një vit sa më shpejt të jetë e mundur. Sipas asaj që ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”, PSG do të ishte në Milano të premten për të tentuar të rrëmbejë Skriniar nga Interi. Një ofertë e re prej 60+5 milionë ishte gati për sllovakun, nga e para (tani disa javë më parë prej 50 milionësh). 

Interi është treguar i pakënaqur dhe i vendosur të mos e privojnë veten nga një shtyllë si Milan Skriniar, për të cilin do të nevojiteshin të paktën 90 milionë. Madje, siç raportohet nga Marco Barzaghi, presidenti Zhang ka informuar trajnerët dhe ekipin se "Skriniar është jashtë tregut". Zyrtarët zikaltër janë porositur të përgatisin mjedisin e nevojshëm për rinovimin e kontratës me mbrojtësin sllovak.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll