Sport

Ballkani dhe Kosova leksion kampionatit shqiptar, UEFA vendos koeficentin e klubeve! (RENDITJA)

Kosova apo më saktë futbolli i Kosovës ka shënuar progres në koeficientin e klubeve në UEFA, pas rezultateve pozitive të ekipeve në kompeticionet europiane.

19 Gusht 2022, 21:16 Nga DOSJA

Ballkani dhe Kosova leksion kampionatit shqiptar, UEFA vendos koeficentin e

KOSOVË- Kosova apo më saktë futbolli i Kosovës ka shënuar progres në koeficientin e klubeve në UEFA, pas rezultateve pozitive të ekipeve në kompeticionet europiane.Futbolli kosovar u përfaqësua nga katër klube këtë sezon, për herë të parë në histori. Gjilani dhe Llapi u eliminuan në raundin e parë në Conference League, ndërsa Drita u eliminua në raundin e dytë.

Kampioni i Kosova, Ballkani u eliminua nga raundi i parë kualifikues në Champions League, por po vazhdon me shumë sukses në kualifikueset e Conf.League. Ky sukses i klubeve kosovare e në veçanti i Ballkanit ka bërë që Kosova të njoh rritje në koeficientet e UEFA-s.

Ballkani dhe Kosova leksion kampionatit shqiptar, UEFA vendos koeficentin e

Kosova tani renditet në vendin e 33-të në Europë, duke llogaritur koeficientet e klubeve që marrin pjesë në garat ndërkombëtare, duke lënë mbrapa kampionatet rivale si Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Shqipëria në listën e përditësuar të UEFA-s renditet e 49-ta, Maqedonia e Veriut e 52-ta dhe Mali i Zi në vendin e 54-të.
E.Ç (Dosja.al)

kosova ballkani

Sondazh

Poll