Sport

Moment negativ për De Ligt te Bayern Munich, tani vjen edhe dëmtimi

Vetëm 24 minuta në katër ndeshjet e para dhe tani një dëmtim që mund të ngadalësojë më tej përfshirjen e tij në formacion.Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, protagonist i një fillimi aspak me fat me fanellën e Bayern Munich.

19 Gusht 2022, 22:07 Nga DOSJA

Moment negativ për De Ligt te Bayern Munich, tani vjen edhe dëmtimi

GJERMANI- Vetëm 24 minuta në katër ndeshjet e para dhe tani një dëmtim që mund të ngadalësojë më tej përfshirjen e tij në formacion.Bëhet fjalë për Matthijs de Ligt, protagonist i një fillimi aspak me fat me fanellën e Bayern Munich.

Siç u shpjegua nga Julian Nagelsmann në një konferencë për shtyp, qendërmbajtësi holandez dëmtoi dorën. Një problem që dyshon fort prezencën e tij në ndeshjen e radhës të Bundesligës ndaj Bochumit.

Trajneri bavarez, megjithatë, nuk i humb shpresat për ta pasur në dispozicion, duke konfirmuar synimin e tij për ta lënë mbrojtësin të luajë, për aq kohë sa ai mund të kapërcejë problemin:“Nëse të dielën nuk do të kishte dhimbje dhe do të arrinte të merrte një sinjal në kohë, do ta fusja me kënaqësi në fushë”.

Për Nagelsmann problemet sigurisht që nuk mbarojnë këtu: ndërsa pret të shoh shkallën e dëmtimit, trajneri do të duhet të përballet edhe me problemet fizike të Upamecano-s, Musiala-s dhe Gnabry-t.

E.Ç (Dosja.al)

de ligt bayern munich

Sondazh

Poll