Politike

Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni i Venecias vizitë në Shqipëri, ja datat (Axhenda)

9 Gusht 2019, 11:09 Nga DOSJA
Kërkesa për shkarkimin e Metës, Komisioni i Venecias vizitë

TIRANË-  Një delegacion nga Komisioni i Venecias pritet të mbërrijë në Tiranë në datën 9-11 shtator.

Vizita e tyre vjen pas kërkesës me tetë pyetje që Kuvendi i Shqipërisë i dërgoi Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion lidhur me kërkesën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit anuloi dekretin e 30 Qershorit.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, delegacioni do të organizojë takime me presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Ishte 8 qershor dita Presidenti Ilir Meta vendosi të anulonte zgjedhjet e 30 qershorit, me motivacionin se gara ishte farsë dhe rrezikonte përplasjen civile në vend. Kjo solli kundërshtinë e mazhorancës, dhe vendimin që kryesocialisti Edi Rama iu shpalli të tijëve se PS do të shkarkojë Metën për shkelje të rëndë kushtetuese. Nga ana tjetër, KQZ rrëzoi Metën duke i hapur rrugë PS në zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioni i vene ps shkarkon metën ilir meta komisioni i vene ps shkarkon metën

Sondazh

Poll