Politike

“Përulësi përballë historisë”, Bushati ndërgjegjëson adhuruesit e librave me thënien e Ismail Qemalit

9 Gusht 2019, 15:09 Nga DOSJA
“Përulësi përballë historisë”, Bushati

TIRANË–  Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka publikuar një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë adhuruesit e librave në rasti ne kësaj dite.

Në një pastim në rrjetet sociale, ish-ministri ka publikuar Pasqyrën e gjendjes kulturore të vitit 1927 dhe kujton një thënie të Ismail Qemalit.

Bushati shkruan se kjo pasqyrë tregon dëshminëe sakrificave për edukimin e kombit që sipas Qemalit fjala komb përkthehej në ‘nyjë’, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

Postimi i Ditmir Bushatit 

Ismail Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit.

Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.

Kjo tablo e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes. Një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.

Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dita e adhuruesve te librave ditmir bushati ismail qemali dita e adhuruesve te librave ditmir bushati ismail qemali

Sondazh

Poll