Politike

PD frikë nga SPAK? Basha: Është një nga veprat më tinëzare të Edi Ramës

9 Gusht 2019, 12:26 Nga DOSJA
PD frikë nga SPAK? Basha: Është një nga veprat më

TIRANË- Ditën e sotme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkë-bisedim me gazetarët, përsa i përket zhvillimeve të ndodhura së fundmi në vend.

Duke iu referuar deklaratve të mëparshme të presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilët janë shprehur se nuk kanë frikë nga SPAK-u, gazetari pyeti Bashën nëse kishte frikë apo jo.

“Mungesa e SPAK-ut është një nga veprat më të mëdha tinëzare të Edi Ramës. Partia Demokratike ka votuar ligjin për SPAK –un dhe BKH-në, pikërisht sepse amendamentet tona u morën parasysh, ndërkohë që në 6 ligje të tjera ato nuk u morën parasysh dhe kanë çuar në kapjen totale të drejtësisë. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris, kur them se kjo krizë do të mbarojë me standarde, norma dhe parime europiane, e kam thënë dhe e përsëris, do të mbarojë me politikanë me pranga në duar. Në qoftë se mbaron me pandëshkueshmëri do ti hapë rrugën një krize tjetër. ata që kanë vjedhur votat e shqiptarëve, ata që kanë vënë dorë mbi pasuritë e shqiptarëve do të shkojnë të gjithë para drejtësisë, nga i pari tek i fundit, pa përjashtim.” – sqaroi Basha.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha reforma ne drejtesi spak lulzim basha reforma ne drejtesi spak

Sondazh

Poll