Politike

E pazakontë/ Kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës betohet në qendrën shëndetësore, “bekohet” nga Tom Doshi dhe zv.minis

9 Gusht 2019, 11:31 Nga DOSJA
E pazakontë/ Kryebashkiaku i ri i Vaut të Dejës betohet në

SHKODËR– Ditën e sotme është bërë betimi i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babanit dhe konstituimit të Këshillave Bashkiakë. 

E pazakonta për këtë rast është fakti se betimi dhe konstituimi është bërë në qendrën shëndetësore të zonës dhe jo në Bashki. 

Të pranishëm në ceremoni kanë qënë edhe zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari; deputeti i PSD-së, Tom Doshi dhe koordinatori i PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri. 


Gjithçka ka kaluar pa tensione, ku Babani është betuar se do të bëjë më të mirën për komunitetin. 

“Detyra e kryetarit të Bashkisë është përgjegjësi e madhe dhe unë iu siguroj se do t’ja dalim dhe të gjithë së bashku. Të gjithë ne bashkë do të rilindim shpresëm dhe të ardhmen për Vaun e Dejës,“-tha Babani. 

 Ndërkohë pas ceremonisë në një prononcim për mediat, Valdrin Pjetri iu përgjigj akuzave të opozitës lidhur me dënimin e tij në Itali. 

Pas zgjedhjeve lokale, tanimë ka nisur betimi i kryebashkiakëve të rinj dhe konstituimi i Këshillave Bashkiakë. Tensione ka pasur vetëm në Kavajë, ku mbështetësit e PD-së kanë qënë kundër kandidatit socialist, Redjan Kralin. Pavarësisht se disa prej tyre kanë liruar zyrën, kryebashkiakët opozitarë janë shprehur se nuk i njohin zgjedhjet pas anulimit të tyre nga dekreti i presidentit Ilir Meta. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia e vaut te dejes mark babani vau i dejes zgjedhjet lokale 2019 bashkia e vaut te dejes mark babani vau i dejes zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll