Akuzat për trafik droge, Valdrin Pjetri: Gjyq publik! Kam shkuar disa herë në Itali (Video)
9 Gusht 2019, 10:47Nga DOSJA
SHKODËR– Kreu i bashkisë Shkodër i zgjedhur nga 30 qershori, Valdrin Pjetri është shprehur se nuk ka qënë kurrë i arrestuar në Itali.
Pas betimit të Mark Babanit, Pjetri dha një prononcim për mediat ku edhe iu adresua akuzave të PD-së lidhur me të shkuarën e tij.
“Kam qënë në qendër të sulmeve nga PD-ja. Kam qënë më se i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Ky ngjan më shumë si një gjyq publik. Asgjë dhe askush nuk na ndal të futemi në Bashkinë Shkodër. Unë kam shkuar disa herë drejt Italisë. Verifikohet me TIMS. Nuk kam qënë arrestuar,”-tha Pjetri.
Vetëm disa ditë më parë Partia Demokratike publikoi një letër që i kishte dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkonte të verifikohej pastërita e figurës së Pjetrit. PD shkruante se ka indicie që Pjetri ka qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Pjetri tha se është i hapur për të bërë çdo verifikim por jo me indicie publike.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer tha se një hetim i pazgjidhur për shantazh në Maqedoninë e Veriut ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të ngrejë tre padi, ku njëra prej tyre do të depozitohet edhe në Danimarkë.Basha bën me dij...
TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e PD-së ku edhe ka folur lidhur me koncesionet.Basha e ka qua...
VLORË– Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen e tij të 57-të.Përveç urimeve që ka marrë nga miqtë e tij, G...
DHËRMI– Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se disco e njohur “Havana” ëhstë mbyllur për shkak se nuk kishtë lëshuar kuponin tatimor.Me anë të një status...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim likontratën e koncesionarit për rrugën “Orikum – Llogara” me pretendimin se ka shkelje.Në deklaratën ...
TIRANË– Pasditen e sotme është ndarë nga jeta Sherif Kaloshi, një figurë mjaft e njohur në Partinë Demokratike dhe një ish-i përndjekur politik. Ka q...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me publikimin e denoncimeve në rrjetet sociale. Në një status në Facebook, Berisha shkruan denoncimin...
Parashikimet e politikës për një Gjykatë Kushtetuese funksionale në shtator, rrëzohen. Edhe pse kjo gjykatë mund të ketë 4 anëtarët e parë të rinj të saj, ajo n...