Bota

FOTO/ Nis takimi i partive të koalicionit, mbërrin Abazoviç

Ky i fundit ka mbërritur në Kuvend pas pushimit dhe për pak pritet të nisë dhe takimi mes krerëve të partive. 

19 Gusht 2022, 17:17 Nga e.k
FOTO/ Nis takimi i partive të koalicionit, mbërrin Abazoviç
Abazoviç mbërrin në Kuvend

MALI I ZI- Në sallën e bardhë të Kuvendit të Malit të Zi pritet të nisë mbledhja e liderëve të partive fituese në zgjedhjet e shkuara për të diskutuar në lidhje me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Abazoviç.

Ky i fundit ka mbërritur në Kuvend pas pushimit dhe për pak pritet të nisë dhe takimi mes krerëve të partive. 

FOTO/ Nis takimi i partive të koalicionit, mbërrin Abazoviç

Në takim marrin pjesë kryeministri Dritan Abazoviç (Lëvizja Civile URA), Vladimir Jokoviç (Partia Popullore Socialiste), Nebojsha Medojeviç (Lëvizja për Ndryshim), Andrija Mandiç (Demokracia e Re Serbe), Milan Knezheviç (Partia Popullore Demokratike), Maksim Vuçiniç Partia e Punëtorëve), Miodrag Lekiç (Demos), Marko Milaçiç (Prava Mali i Zi), Srđan Pavićević (CIVIS), si dhe deputeti Vladimir Dobriçanin (Mali i Zi i Bashkuar).

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll