Bota

Alternativa Shqiptare kundër rrëzimit të Qeverisë së Abazoviçit: Është e dëmshme për vendin

Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është shprehur kundër rrëzimit të qeverisë. 

19 Gusht 2022, 16:20 Nga e.k
Alternativa Shqiptare kundër rrëzimit të Qeverisë së
Nik Gjelosaj

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Alternativa Shqiptare, si pjesë e Listës Shqiptare, është shprehur kundër rrëzimit të qeverisë. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i Alternativës Shqiptare dhe kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjelosaj bëri të ditur vendimin.

"Edhe pse nuk kemi përkrahur nënshkrimin e Marrëveshjes Themeltare me Kishën Ortodokse Serbe, mendoj që është e palogjikshme rrëzimi i Qeverisë pikërisht për shkak të kësaj marrëveshjeje, kjo për mendimin tim është irracionale dhe e dëmshme për shtetin e Malit të Zi”, shkruan Nuk Gjelosaj.

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

votebesimi per qeverine e malit te zi nik gjelosaj

Sondazh

Poll