Bota

Kurti flet për raportet Madrid-Prishtinë për gazetën spanjolle “El Pais": Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën si shtet

Albin Kurti ka folur për raportet mes Madridit dhe Prishtinës gjatë qëndrimit në Bruksel. Ai është shprehur se Spanja duhet ta njohë Kosovën si shtet.

19 Gusht 2022, 15:39 Nga s.s
Kurti flet për raportet Madrid-Prishtinë për gazetën
Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për raportet mes Madridit dhe Prishtinës gjatë qëndrimit në Bruksel në një intervistë për gazetën prestigjioze spanjolle “El Pais”.

Kurti është shprehur se Spanja duhet dhe do ta njohë Kosovën si shtet. Në fjalimin e tij, Kurti citoi edhe shkrimtarin e famshëm shqiptar, Ismail Kadare, i cili më herët kishte thënë se “Spanja s’duhet krahasuar kurrë me Serbinë, sepse Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.

Kreu i Qeverisë së Republikës së Kosovës ka folur edhe për agresionin rus dhe përpjekjen e Moskës për të rritur destabilizimin në kufijtë e Bashkimit Evropian. “Rusia bën presion për të rritur jostabilitetin në kufijtë e BE-së”, ka thënë Kurti për EL Pais.

albin kurti prishtine madrid

Sondazh

Poll