Bota

Mocioni kundër Abazoviç/ Deputeti i DPS-së: Na keni mashtruar

Gjatë fjalës së tij, deputeti i DPS-së, Jevko Erakoviq u shpreh se kjo qeveri tashmë ka rënë dhe se Abazoviç nuk duhet të jetë më pjesë e politikës në vend.

19 Gusht 2022, 15:56 Nga e.k
Mocioni kundër Abazoviç/ Deputeti i DPS-së: Na keni mashtruar
Kuvendi i Malit të Zi

MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç po merr pjesë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Seanca është thirrur me iniciativën e Partisë Demokratike Socialiste të presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç.

Gjatë fjalës së tij, deputeti i DPS-së, Jevko Erakoviq u shpreh se kjo qeveri tashmë ka rënë dhe se Abazoviç nuk duhet të jetë më pjesë e politikës në vend.

"Ju nuk jeni të denjë për postin e kryeministrit, por nuk mund të angazhoheni më as në politikën e vendit. Ju po bini sot. Na keni mashtruar ne dhe partnerët tanë evropianë."

Sot, Kuvendi i Malit të Zi, po mban votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviç. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend. Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe. 

votebesimi per qeverine e malit te zi

Sondazh

Poll