Bota

Pas publikimit të videove Kryeministrja finlandeze bën testin e drogës: Rezultatet vijnë brenda javës

Sanna Marin tha të premten se kishte bërë një test droge pas pamjeve video të publikuara në fillim të kësaj jave.

19 Gusht 2022, 16:56 Nga s.s
Pas publikimit të videove Kryeministrja finlandeze bën testin e
Sanna Marin

FINLANDË- Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha të premten se kishte bërë një test droge pas pamjeve video të publikuara në fillim të kësaj jave që tregonin festimin e saj me miqtë dhe u zotua se ajo nuk kishte përdorur kurrë droga ilegale.

Në një konferencë për shtyp ajo tha: “Sot kam bërë një test droge dhe rezultatet do të vijnë brenda një jave. Asnjëherë në jetën time nuk kam përdorur drogë”, raporton Reuters.

Marin shtoi se ajo do të ishte larguar nga festa nëse do t'i kërkohej të punonte. Videoklipet e Marin duke festuar me influencues dhe artistë të njohur finlandezë filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale këtë javë dhe ato u publikuan së shpejti nga disa media në Finlandë dhe jashtë saj. 

Marin ishte përballur me thirrjet për të bërë një test droge nga politikanët në koalicionin e saj qeveritar si dhe nga opozita pas shfaqjes së videove, prandaj dhe ajo ka bërë testin për të qenë më e qetë.

sanna marin finlande

Sondazh

Poll