Bota

Puthje në qafë dhe duke kërcyer/ Publikohet një tjetër video e kryeministres finlandeze në klub nate (VIDEO)

Një tjetër video e kryeministres finlandeze, Sanna Marin, është publikuar nga mediat e huaja. Ajo shihet nën shoqërinë e një mashkulli në klub nate duke u përqafuar dhe duke u puthur.

19 Gusht 2022, 16:35 Nga s.s
Puthje në qafë dhe duke kërcyer/ Publikohet një tjetër
Sanna Marin

FINLANDË- Pas publikimit të videos së parë nga mediat e huaja, ata kanë publikuar një tjetër video ku shfaqet kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, duke kërcyer në krahët e një mashkulli në një klub nate ku shihen të përqafuar dhe në një moment ai e puth në qafë teksa e mban dorën në fundshpinën e saj, por pamjet janë të regjistruara më 7 gusht rreth orës 4 të mëngjesit.

Ata kanë raportuar se mashkulli misterioz me të cilën ajo është shfaqur në video nuk është bashkëshorti i saj, Martin Raikonnen, por një kantautor i njohur në vend, Olavi Uusivirta. Por kryeministrja Sanna Marin nuk i ka pohuar akoma këto pretendime, raporton DailyMail.

Për gazetën finlandeze Seiska, kanë folur disa dëshmitarë të cilën kanë deklaruar se ajo ka kërcyer me disa meshkuj jo vetëm me personin e shfaqur në video. Një prej dëshmitareve me identitet të fshehtë tha: “Ajo ka kërcyer me 3 burra të ndryshëm, me aq sa pashë unë. Më pas, ajo u ul në prehërin e dy prej tyre. Unë me miqtë e mi pyetëm veten nëse është ende e martuar. Unazën e mbante ende në gisht”.

Kjo video vjen disa ditë pasi në rrjet u publikua një tjetër video ku shfaqet Sanna Marin teksa feston me miqtë e saj në një festë private. Ajo shfaqet në video duke kërcyer e kënduar, teksa miqtë e saj bërtasin në video “kokainë”. Në një konferencë për mediat, Marin tha se askush nuk kishte përdorur substanca të ndaluara, teksa shton se kishin konsumuar vetëm alkol dhe se ishte e gatshme të bënte testin e alkolit dhe drogës.

sanna marin finlande

Sondazh

Poll