Aktualitet

“Është prona jonë!”/ Nxorën nga banesa dy motrat, vihen në hetim 5 persona në Tepelenë

Policia ka marrë masa dhe ka nisur hetimet ndaj personave që pretendojnë se banesa është e tyre.

19 Gusht 2022, 13:42 Nga A.B
“Është prona jonë!”/ Nxorën nga banesa dy
Policia

TEPELENË-Pesë persona janë vënë në hetim në Tepelenë pasi kanë dhunuar dy persona. Policia informon se më 18 gusht, këta 5 persona kanë hyrë me dhunë në banesën e një 58-vjeçareje dhe e kanë nxjerrë me dhunë nga aty. Në këtë moment, është dhunuar motra e të moshuarës. Policia ka marrë masa dhe ka nisur hetimet ndaj personave që pretendojnë se banesa është e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasve G. L., 50 vjeçe, Sh. G., 59 vjeçe, banuese në Tepelenë dhe V. C., 60 vjeçe, A. G., 34 vjeç e A. I., 42 vjeçe, banues në Tiranë. Këta shtetas, më datën 18.08.2022, në fshatin Progonat, Tepelenë, kanë hyrë me dhunë në banesën ku aktualisht banon shtetasja A. H., 58 vjeçe dhe e kanë nxjerrë atë me dhunë nga banesa, për të cilën 5 shtetasit pretendojnë se është në pronësi të tyre. Për pasojë, është dëmtuar në dorë shtetasja V. D. (motra e shtetases A. H.) Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas janë aktualisht në proces gjyqësor, për pronësinë mbi banesën. Materialet në ngarkim të 5 shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

tepelene

Sondazh

Poll