Politike

4 të vdekur në vrasje, PD: Policia t’i kthehet detyrës. Çuçi të shpallë plan veprimi kundër gjakderdhjes ose të dorëhiqet

18 Gusht 2022, 16:12 Nga F.M
4 të vdekur në vrasje, PD: Policia t’i kthehet detyrës.
Klevis Balliu

Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu: Katër jetë janë humbur në harkun e 24 orëve në qytetet e Shqipërisë. Katër të vdekur në vrasje e atentate, që i shtohen një statistike të mynxyrshme të kësaj vere. Por kur shkon përtej statistikës dhe vetë vrasjeve, kupton se diçka më e thelle e kërcënon Shqipërinë. Pazotësia, pafuqia, përtacia, paqartësia dhe sidomos inkriminimi i kësaj qeverie në raport me rendin dhe sigurinë. Shihni Elbasanin, qytetin e Taulantit që kërkon një post, me dy vrasje. Shihni Vlorën, qytetin ku kryevezir është Edi Rama, me 2 të vrarë lehtësisht, si të ishin një porosi nga menyja e drekës. Shikoni Ksamilin, një xhep të vogel, që në çdo kohë mund ta mbajnë nën kontroll 2 policë, tek futet në hartën e krimit, pasi policia e Çuçit është gjithkund, por jo aty ku janë problemet.
 
Partia Demokratike bën thirrje që Policia t’i kthehet detyrës dhe Ministri i Brendshëm të shpallë një plan veprimi konkret kundër gjakderdhjes ose të japë dorëheqjen! Ndërkohë që mbështesim dhe vleresojmë punën e qindra uniformave që bëjnë çmos për trafikun, rendin dhe qetësinë, ne besojmë se puna e tyre dhe dashuria për atdheun, falimentohet çdo ditë nga shefat e lidhur me qeverinë dhe krimin. Është koha që, si dora vrastare e krimit ashtu dhe rënia e lirë në të cilën ka lënë qeveria Rama rendin dhe sigurinë, të ndalen me çdo kusht. Kur numri i vrasësve “të ikur në drejtim të paditur”, është i barabartë me numrin e të vrarëve, përgjegjës më shumë se bandat, është qeveria.

Sondazh

Poll