Politike

Berisha: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur, do falimentojë fermat tona

Kreu i PD tha se hapja e doganave e cila është si objektiv i Ballkanit të Hapur do të sjellë falimentim të fermave. 

18 Gusht 2022, 11:01 Nga A.B
Berisha: Hapja e doganave në kuadër të Ballkanit të Hapur,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një takim me fermerët në Kashar. Në takimin e fokusuar mbi subvencionet, mungesën e tregut, largimin e krahut të punës, cilësinë e farërave, Berisha përmendi nismën 'Ballkani i Hapur'. Gjatë takimit, kreu i PD tha se hapja e doganave e cila është si objektiv i Ballkanit të Hapur do të sjellë falimentim të fermave. 

“Bujqësia është sektori i cili në të gjitha produktet e saj, meriton dhe ka të domosdoshëm subvencionin. Subvencioni në Shqipëri nuk është një humbje financiare por është një histori fitimi për të gjitha palët. Është histori fitimi sepse ai që merr subvencionin ndihmohet për një sukses më të madh dhe të garantuar. Mëkëmbja e tij është në interes dikret jo vetëm i familjes por shoqërisë në tërësi. Është në interest ë mbarë shoqërisë. Prodhimi, eksporti janë faktorë të rëndësishëm në krijimin e balancave për një ekonomi të qëndrueshme. Ka një rëndësi shumë të madhe, është një sector i madh punësimi. Në mënyrë absurd, kjo qeveri mban një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve. Nuk është term i ashpër. Nëse në sistemin fiskal ndëshkon fermerët, sillet si pushtues. Nuk sillet si institucion i ligjit, nuk respekton ato parime që janë të domosdoshme për një shtet ligjor. Ndërprerja e subvencioneve është njëra anë. Por ajo e vendos fermerin shqiptar në kushte krejtësisht të pabarabarta me fermerët e vendeve përreth. Taksimi i njëanshëm me TVSH-në, përbën një ndëshkim tjetër madhor për fermerët, mungesa e stimulit është një akt tjetër i papërgjegjshëm. Hapja e doganave dhe kryesisht tani që flitet në kuadrin e Ballkanit të Hapur, do shënojë falimentimin e fermave tona. Vetëm brenda një viti janë rritur 250% importet e bujqësisë nga Serbia. Subvencionet aktuale për fermerët e ish-jugosllavisë kanë qindra herë më të mëdha, se ato thërrimet që mund të kenë marrë fermerët shqiptarë” – tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll