Politike

Koncesionet, Basha konferencë urgjente: Hajduti s’ka shkuar me pushime, përshëndes kthimin e tyre nga presidenti

9 Gusht 2019, 09:23 Nga DOSJA
Koncesionet, Basha konferencë urgjente: Hajduti s’ka shkuar me

TIRANË– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme nga selia e PD-së ku edhe ka folur lidhur me koncesionet.

Basha e ka quajtur kryeministin Edi Rama një hajdut duke renditur edhe koncesionet që sipas tij janë abuzive. 

Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshendes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish,”-tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Hajduti nuk ka shkuar me pushime. Para një muaji kam denoncuar rastin e grabitjes më të fundit dhe sot dua të them se modeli i tij është tipik. Metoda është ajo e fryrjes së kostove. Në anglisht quhet “kick-back”. Të gjitha koncesionet dhe tenderat e Edi Ramës janë të tilla. Kjo shpjegon pse rrugët kushtojnë disa herë më shumë se në Europën Lindore. Kjo shpjegon sepse 600 m bulevard tek Zogi i Zi më falni Zogu i kushton 6 milion euro. E dini se kush kompani është? Është “Fusha” sh.p.k.? Presidenti i Republikës e ktheu ligjin e këtij koncesioni, një vendim që e përshendes, duke zbuluar se si sipas vetë burimeve zyrtare kosto u rrit artificialisht me mbi 50 milionë euro, veprim që e përshëndes. Rritja faktike e kostos është afro 150 milionë euro pra 3 fish. Ky është Kick-back i Milot Balldre, përfitimi që do të ndajë Edi Rama me oligarkun. Studimi i fizibiliteti të vetë qeverisë ka treguar se në fakt kostoja e rrugës Thumanë – Kashar është fryrë me 100 milionë euro. Në fakt është mbi 220 milionë euro. Ky është rryshfeti i Thumanë Kashar. Modeli i fryrjes së kostos tregon pse rruga Dukat Orikum me një korsi dhe vetëm 14 kilometra do të kushtojë 70 milionë euro, kur kostoja e saj nuk është më shumë se 20 milionë euro. 50 milionë euro do të ndahen.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike koncesionet lulzim basha pd koncesionet lulzim basha pd

Sondazh

Poll