Bota

VIDEO/ Festa e “shthurur” e kryeministres finlandeze, qytetarët e kryqëzojnë: Nuk të ka hije

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

18 Gusht 2022, 09:13 Nga s.s
VIDEO/ Festa e “shthurur” e kryeministres finlandeze, qytetarët
Sanna Marin

FINLANDË- E quajtur “cool” nga shumë persona për thjeshtësinë e saj, kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i ka ardhur radha të përballet me reagimet e njerëzve. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin është vënë në epiqendër të kritikave, pasi në rrjetet sociale qarkullon një video, ku udhëheqësja e vendit paraqitet tepër alegro në një festë, teksa në sfond dëgjohen biseda për lëndë narkotike, kokainë.

Nga video ajo duket se po shijon momentin me shokët dhe shoqet, por kjo nuk i ka pëlqyer aspak finlandezëve, të cilët e kanë “bombarduar” kryeministren me komente negative në rrjetet sociale. Sipas tyre një qëndrim i tillë nuk i ka hije kryeministres së vendit.

Mediat vendase raportojnë se nuk është konfirmuar ende koha dhe vendi ku është regjistruar video e kryeministres. “Duket sikur video është realizuar në një apartament privat. Gazeta Iltalehti nuk mundi të kontaktonte kryeministren ose stafin e saj të mërkurën në mbrëmje për të komentuar videot”, shkruan media vendase.

finlande sanna marin

Sondazh

Poll