Bota

Borrell dhe Lajçak ndryshojnë menu për Kurtin e Vuçiç, servirin në takim hamburgerë e Coca-Cola

Zakonisht në takime të larta shërbehet vetëm ujë dhe nuk dihet pse atyre i është servirur edhe ushqim.

18 Gusht 2022, 12:24 Nga A.B
Borrell dhe Lajçak ndryshojnë menu për Kurtin e
Takimi

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë pritur në takim në Bruksel nga Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian. Kurti dhe Vuçiç nuk e përshëndetën njëri tjetrin dhe as nuk u shikuan në sy. Në tavolinën e përbashkët, ata kishin të servirur Coca Cola dhe sanduich të vegjël. 

Zakonisht në takime të larta shërbehet vetëm ujë dhe nuk dihet pse atyre i është servirur edhe ushqim.

Konferenca e paralajmëruar për shtyp pas këtij takimi, është shtyrë pas një ore.  Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.

“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll