Bota

BE-ja bën gafën e madhe, e cilëson Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë

Faqja zyrtare e BE-së në internet e ka cilësuar Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë.

18 Gusht 2022, 12:42 Nga A.B
BE-ja bën gafën e madhe, e cilëson Kurtin si lider të
Albin Kurti

BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar ditën e sotme në Bruksel takimin zyrtar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç  nën praninë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian për zgjidhjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Edhe pse takimi Vuçiç-Kurti është një nga më të rëndësishmit që po zhvillohet midis dy liderëve, personat që menaxhojnë faqen zyrtare të BE-së në internet duket se nuk i kanë parë dhe një herë atë që kanë shkruar. Kjo pasi e cilësuan Kurtin si lider të partisë opozitare në Kosovë.

BE-ja bën gafën e madhe, e cilëson Kurtin si lider të

Në njoftimin e zyrtar në faqen e BE-së për takimin e dy liderëve, Albin Kurti është cilësuar si lider i opozitës kosovare dhe jo si kryeministër i vendit.

Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd. Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar  sot në Bruksel, pas më shumë se një viti nga takimi i tyre i fundit, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll