Bota

'Do dërgoni më shumë trupa?'/ Zbardhet biseda mes Borrell e Kurtit në Bruksel

Në Bruksel, ata kanë diskutuar për takimin e djeshëm mes sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Kurti.

18 Gusht 2022, 13:25 Nga A.B
'Do dërgoni më shumë trupa?'/ Zbardhet biseda mes
Albin Kurti dhe Josep Borrell

BRUKSEL- Para takimit me presidentin e Serbisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në Bruksel, ata kanë diskutuar për takimin e djeshëm mes sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Kurti.

Borell e pyeti Kurtin se, “a keni takuar dje sekretarin gjeneral të NATO-s?

Kryeministri iu përgjigj Borellit vetëm me “po”.

Borell vazhdoi tutje bisedën duke i thënë se “lexova në gazeta”.

Kryeministri i dha detaje nga takimi duke ju përgjigjur “po ishte një takim shumë i mirë”.

Borell: “Takim i mrekullueshëm?”

Kurti: “Po”.

Borrell i tha më tej: “jeni gati të dërgoni më shumë trupa, më thanë”?

Kurti: Po nëse është e nevojshme”

Borell “ohh hajde, s’do të jetë e nevojshme”, pas kësaj përgjigje edhe kryeministri u shpreh optimist duke thënë se “shpresoj edhe unë gjithashtu”.

Tashmë në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

takimi kurti-vucic 18 gusht 2022

Sondazh

Poll