Bota

Vdes Niccolò Ghedini, senatori i Forza Italia dhe avokati historik i Silvio Berlusconit

Vdekja ka ardhur nga një komplikacion, pneumonia, e kontraktuar ndoshta për shkak të gjendjes së tij veçanërisht të brishtë si pacient

18 Gusht 2022, 08:34 Nga A.B
Vdes Niccolò Ghedini, senatori i Forza Italia dhe avokati historik i
 Niccolò Ghedini

ITALI- Ndahet nga jeta senatori i Forza Italia, Niccolò Ghedini. Senatori vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e cila i mori jetën në moshën 62-vjeçare.

Ghedini, ishte avokati i Silvio Berlusconit për shumë vite. Ka qenë kreu i Forza Italia ai që ka bërë të ditur lajmin me një postim të përzemërt në Facebook. 

"Niccolò-ja jonë na la - shkroi Berlusconi -. Nuk na duket e mundur por për fat të keq është. Dhimbja jonë është e madhe, e pamasë, vështirë se mund ta besojmë: tre ditë më parë punuam sërish bashkë".

Niccolò, kishte kohë që po trajtohej për një formë të leucemia i cili e kishte goditur dhe i ishte nënshtruar muajt e fundit në spitalin San Raffaele ndaj një transplanti të palcës së eshtrave. Sipas 'Tgcom', vdekja ka ardhur nga një komplikacion, pneumonia, e kontraktuar ndoshta për shkak të gjendjes së tij veçanërisht të brishtë si pacient i imunosupresionuar.

Me përhapjen e lajmit nisën mesazhet ngushëlluese nga bota e politikës italiane.

niccolo ghedini

Sondazh

Poll