Aktualitet

DINAMIKA/ Vrasja në Sarandë, 24-vjeçari pa vëllain teksa dhunohej, goditi me thikë 41-vjeçarin

Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18 vjeçari, verbalisht e me pas fizikisht me grushte.

18 Gusht 2022, 09:44 Nga A.B
DINAMIKA/ Vrasja në Sarandë, 24-vjeçari pa vëllain teksa
Vendi i ngjares

SARANDË- Vrasja e djeshme në Sarandë ku mbeti i vdekur 41-vjeçari Klodian Bakiaj ndodhi për shkak të vendit të parkimit. Mësohet se ky i fundit ka tentuar të parkoje mjetin përballë një hoteli ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç. Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18 vjeçari, verbalisht e me pas fizikisht me grushte.

24 vjecari pas ka parë skenën ku i vëllai po zihej me grushte, ka shkuar në kuzhinën e hotelit dhe ka marre një thike duke shkuar e goditur ne zemër 41 vjeçarin. Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin kamerierë tek hoteli ne pronësi të burrit të vajzës se dajës se tyre. Pas krimit ata mësohet se kane zbritur ne një ngushtice poshtë hoteli dhe janë strehuar ne një bodrum. Ne Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

vritet klodian bakiaj

Sondazh

Poll