Aktualitet

ATENTAT në Vlorë, plumba drejt një makine, dyshohet për 2 viktima dhe 1 të plagosur

Dyshohet se kanë mbetur viktimë dy persona si pasojë e një atentati.

18 Gusht 2022, 09:44 Nga A.B
ATENTAT në Vlorë, plumba drejt një makine, dyshohet për 2
Policia

VLORË- Kur nuk kanë kaluar as 24 orë nga dy vrasjet në Sarandë dhe në Elbasan, një tjetër është raportuar në vend. Në Vlorë, në fshatin Panaja, dyshohet se kanë mbetur viktimë dy persona ndërsa një tjetër u plagosur si pasojë e një atentati.

Ngjarja ka ndodhur sot, në fshatin Panaja në afërsi të mbikalimit. Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të makinës dhe raportohet për dy të vdekur. Automjeti ka përfunduar në kanal 50 metra pasi ka kaluar mbikalimin e Panajasë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes. 

 

vrasje e dyfishte ne vlore shpati lena hakim xhezo

Sondazh

Poll