Aktualitet

E moshuara ndërroi jetë nga plagët e djegies, mjeku në Bulqizë s'njoftoi policinë, vihet nën hetim

Mjeku me inicialet S.L, nuk njoftoi për gjashtë ditë për vdekjen e 74 vjeçares

18 Gusht 2022, 08:21 Nga A.B
E moshuara ndërroi jetë nga plagët e djegies, mjeku në
Policia

BULQIZË- Një mjek në spitalin e Bulqizës është vënë nën hetim nga policia pasi nuk ka njoftuar për vdekjen e një pacientje të tij. Forcat blu bëjnë të ditur se mjeku me inicialet S.L, nuk njoftoi për gjashtë ditë për vdekjen e 74 vjeçares e cila ndërroi jetë pas plagëve të shkaktuara nga shpërthimi i bombulës së gazit që përdorte për gatim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin S. L.,  banues në Tiranë, mjek në Spitalin Rajonal Dibër, pasi më datë 11.08.2022, ky shtetas, gjatë kryerjes së detyrës si mjek roje, nuk ka njoftuar shërbimet e Policisë se është paraqitur në Urgjencë, me djegie të rëndë, shtetasja B. M., 74 vjeçe, banuese në Bulqizë, e cila si pasojë e dëmtimeve nga djegia, më datë 17.08.2022, ka humbur jetën. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 74-vjeçarja është djegur aksidentalisht në banesën e saj, nga bombula e gazit që e përdorte për gatim.

 

 

 

 

 

mjeku ne bulqize mjeku

Sondazh

Poll