Aktualitet

Aksident me vdekje në Peshkopi, arrestohet shoferi 69-vjeçar

Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga ngjarja e rëndë viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që në pranga është vënë autori.

18 Gusht 2022, 09:29 Nga A.B
Aksident me vdekje në Peshkopi, arrestohet shoferi 69-vjeçar
Diber

DIBËR- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Policia raporton se një këmbësor është aksidentuar për vdekje nga një makinë. Edhe pse kanë kaluar disa orë që nga ngjarja e rëndë viktima ende nuk është identifikuar, ndërkohë që në pranga është vënë autori.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin H. V.,  69 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar, në vendin e quajtur “Kuben”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një këmbësor ende të paidentifikuar.

aksident ne diber

Sondazh

Poll