Aktualitet

Kërkohej prej 8 korrikut, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në Itali (DYSHIMET)

Sipas hetimeve të para dyshohet se ai është rrëzuar nga një lartësi 5 metra. 

18 Gusht 2022, 08:28 Nga A.B

Kërkohej prej 8 korrikut, 51-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur

ITALI- Një shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë të braktisur në komunën Saronno në provincën e Vareses. Mediat italiane raportojnë se 51-vjeçari me origjinë shqiptare (ende i paidentifikuar) ishte shpallur në kërkim nga disa të njohur që për autoritetet policore kanë deklaruar se kishin humbur kontaktet me të prej 8 korrikut.

51-vjeçari shqiptar jetonte prej vitesh në rrugët e kesaj qyteze. Sipas hetimeve të para dyshohet se ai është rrëzuar nga një lartësi 5 metra. 

Trupi i tij u gjet pasditen e datës 17 gusht e pritet përgjigja e autopsisë për të saktësuar shkaqet e vdekjes. 

vdes shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll