Aktualitet

U kapen me kokainë e dy mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Ternitoday shkruan se të arrestuarit janë një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, të dy me banim në Terni. 

17 Gusht 2022, 18:49 Nga I.A
U kapen me kokainë e dy mijë euro, arrestohen dy shqiptarë
Sekuestrimet

ITALI- Dy adoleshentë janë arrestuar ditën e sotme në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Ternitoday shkruan se të arrestuarit janë një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar me origjinë shqiptare, të dy me banim në Terni. 

Karabinierët i ndaluan në makinën e tyre dhe nga kontrolli gjetën 55 gramë kokainë, pjesa më e madhe e saj tashmë e ndarë në doza, 48 gramë hashash, një llastik preciz si dhe material i përshtatshëm për paketimin e dozave. 

U gjetën edhe dy mijë euro para të gatshme. Gjithçka u sekuestrua ndërsa dy të rinjtë shqiptarë u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Sabbione.

arrestohen dy shqiptare ne itali

Sondazh

Poll