Politike

‘Luftë’ dhe të shtëna me armë, Rama jep lajmin e mbylljes së disko ‘Havana’: Nuk lëshonin kuponin

9 Gusht 2019, 08:40 Nga DOSJA
‘Luftë’ dhe të shtëna me armë, Rama jep lajmin e

DHËRMI– Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se disco e njohur “Havana” ëhstë mbyllur për shkak se nuk kishtë lëshuar kuponin tatimor.

Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se kishte një keqardhje të vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane.

“Hajde merre vesh, si ka mundësi, që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën,“-shkruan Rama.

Ironia qëndron në faktin që disco “Havana” u bë e njohur për shkak të sherreve më armë që kanë ndodhur brenda ambienteve të saj, ndërkohë që ajo u mbyll vetëm prej kuponit tatimor. 

Postimi i plotë: 

 

Ditët e fundit ministria e Financave, ajo e Turizmit dhe Policia kanë nisur një aksion kunëdër informalitetit. Vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha. Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aksioni anti-informalitet disco havana edi rama aksioni anti-informalitet disco havana edi rama

Sondazh

Poll