Bota

Policia irakiene gjen pikturën e "Picasso-s" në një aksion anti-drogë, do shitej në tregun e zi

Vepra kap vlerën e miliona dollarëve dhe shte në zotërim të tre personave dhe u zbulua në Diayala, një provincë në lindje të vendit. 

17 Gusht 2022, 18:30 Nga e.k
Policia irakiene gjen pikturën e "Picasso-s" në një
Foto ilustruese

IRAK- Një pikturë e piktorit Pablo Picasso është gjetur gjatë një operacioni antidrogë në Irak. Vepra kap vlerën e miliona dollarëve dhe shte në zotërim të tre personave dhe u zbulua në Diayala, një provincë në lindje të vendit. 

“Departamenti i Antinarkotikëve arrestoi një grup prej tre anëtarësh që merreshin me tregtinë dhe transportin e lëndëve narkotike. Një pikturë që i përkiste piktorit ndërkombëtar Picasso u sekuestrua në posedim të tyre”, tha drejtori i zyrës së mediave kundër narkotikëve, kolonel Bilal Sobhi, në një deklaratë për Agjencinë irakiane të Lajmeve.

Detaje rreth pikturës, historisë së pronësisë së saj dhe si do të kryhet vlerësimi autentik ende nuk janë bërë të ditura. Ministria e Brendshme e Irakut gjithashtu nuk ka treguar ende nëse janë zbuluar vepra të tjera arti ose artefakte kulturore gjatë bastisjeve.

irak

Sondazh

Poll