Politike

Tenderi i OST-së, Tedi Blushi: 130 mijë euro për trajtim kozmetik. Babzi!

Me anë të një postimi në Facebook, Blushi shkruan se ky është kulmi i babëzisë duke qenë se nuk ka asnjë kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

17 Gusht 2022, 17:46 Nga I.A
Tenderi i OST-së, Tedi Blushi: 130 mijë euro për trajtim
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me tenderin e hapur nga Operatori i Sistemit të Transmetimit për trajtim kozmetik të punonjësve femra. Me anë të një postimi në Facebook, Blushi shkruan se ky është kulmi i babëzisë duke qenë se nuk ka asnjë kompensim për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Po ashtu ai ka shtuar se vjedhja dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve po vijon në mënyrë të shfrenuar.

Postimi i Plotë:

KULMI I BABËZISË! OST SHPALL TENDERIN PËR TRAJTIMIN KOZMETIK TË GRAVE! Në vendin më të varfër të Europës, ku 67% e popullsisë jeton me 5.5 dollarë në ditë, në kulmin e rritjes stratosferike të çmimeve, kur kostoja e jetesës është bërë e përballueshme, kur Qeveria nuk merr asnjë masë për kompensimin e qytetarëve në nevojë dhe në prag të krizës së pritshme energjitike, vjedhja papushim dhe abuzimi me taksat e shqiptarëve vijon në mënyrë të shfrenuar. Operatori i Sistemit të Transmetimit, në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë hap tenderin me vlerë mijë euro për TRAJTIMIN KOZMETIK të punonjësve femra. OST shpall këtë tender të turpshëm ndërkohë që kjo Qeveri e babëzisë nuk planifikon: Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të bukës, vajit, miellit, vezëve, orizit, makaronave dhe produkteve të tjera ushqimore! Asnjë kompensim për rritjen e çmimit të karburanteve! Asnjë rritje rrogash dhe pensionesh! Asnjë paketë ndihme për turizmin! Kur kriza është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare, babëzia e tyre nuk ka limite! Edi Rama dhe banda e tij e hajdutëve duhen shporrur sa më parë!

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender për trajtimin kozmetik të punonjëseve të kompanisë. Skerdi Drenova, kreu i OST-së ka hedhur firmën në një kërkesë për tender për sigurimin e punonjësve, ku kërkohet që punonjësit e OST-së të marrin ndihmë mjekësore në privat.

tedi blushi ost skerdi drenova

Sondazh

Poll