Politike

Berisha: Vjedhjet s’kanë të ndalur, Veliaj i ndërton shkollat me 2.2 mln €, BE me 620 mijë €

Sipas Berishës, BE nuk ia jep fondet për ndërtimin e shkollave qeverisë shqiptare ndërsa shtoi se infrastruktura në arsim është katastrofë.

16 Gusht 2022, 21:52 Nga I.A
Berisha: Vjedhjet s’kanë të ndalur, Veliaj i ndërton
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të sistemit parauniversitar në vend. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka deklaruar Erion Veliaj ndërton një shkollë me 2.2 milionë euro ndërsa Bashkimi Europian i ndërton me 620 mijë euro. Sipas Berishës, BE nuk ia jep fondet për ndërtimin e shkollave qeverisë shqiptare ndërsa shtoi se infrastruktura në arsim është katastrofë.

"Çfarë ndodh në Tiranë? Kemi ndërtuar shkollat më të mira me BB me 1.2 milionë euro në Kamëz, Krumë e disa vende, shkolla profesionale dhe të mesme. Sot, BE ndërton në Shqipëri shkolla me 620 mijë euro. Në një kohë kur kreu hajdut i bashkisë së Tiranë ndërton shkolla me 2.2 milionë euro. BE nuk ja dha fondin e ndërtimit të shkollave qeverisë shqiptare, por ngarkoi organizatën e OKB, PNUD, për zhvillim për të mbikëqyrur ndërtimin e shkollave në Shqipëri. Me paratë e taksapaguesve europianë ndërton 620 mijë euro shkollën kurse Erion Veliaj për të vjedhur me partinë e tij ndërton me 2.2 milionë euro një shkollë. Prandaj Tirana s'ka ngrohje në shkolla dhe tre turne. Mora shkollat, por ka dhe vjedhje të tjera më të mëdha," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Gusht 2022, 21:41 I.A

Berisha: Qeverisemi nga një grup hajnash

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të siste...