Politike

Open Balkan/ Meta: Kam qenë i ngurtë për shkak të pozitave që kam pasur, fqinjët i njohin ‘grabitqarët’

Meta shtoi se nuk ka për qëllim që të nxisë retorika kundër Serbisë, por fakti që ata nuk njohin ende diplomat shqiptare, do të thotë diçka.

17 Gusht 2022, 12:54 Nga F.M
Open Balkan/ Meta: Kam qenë i ngurtë për shkak të pozitave
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur se Open Balkan cënon perspektivën evropianë të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se Shqipëria duhet të fokusohet tek Procesi i Berlinit. Ai tha se vetë për shkak të pozitave që ka pasur, duke qenë se ka qenë President, ka mbajtur një qëndrim më të ngurtë, por opinioni i Presidentit të Malit të Zi, e tregon fare mirë që çfarë synimesh ka Open Balkan.

Sipas Metës, Mali i Zi duke qenë se është përballur më herët me Serbinë, e njeh politikën ‘grabitqare’ të atij vendi. Gjithsesi, Meta shtoi se nuk ka për qëllim që të nxisë retorika kundër Serbisë, por fakti që ata nuk njohin ende diplomat shqiptare, do të thotë diçka.

“Lidhur me nismën e Vuçiçit që ka ndërruar tre emra deri tani, është një iniciative që cënon perspektivën tonë evropiane. Ne duhet të fokusohemi tek Procesi i Berlinit. Ju e dini që unë kam mbajtur një qëndrim më të ngurtë për shkak të pozitave që kam pasur. Por ju e dini çfarë mendon Presidenti i Malit të Zi për këtë gjë, për nismën e fqinjit grabitqar. Duhen forcuar marrëdhëniet edhe me Serbinë, por jo mbi baza vasaliteti. Serbia nuk njeh akoma patentat dhe diplomat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë apo këtu, të njerëzve që duan të kthehen sërish tek vendi i tyre për tu angazhuar. Ky ishte qëndrimi ynë,”- tha Meta.

ilir meta open balkan

Sondazh

Poll

Politike 16 Gusht 2022, 21:41 I.A

Berisha: Qeverisemi nga një grup hajnash

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të siste...