Politike

Meta: Stop bordit të rrjepjes, 180 mln euro vidhen çdo vit nga taksat e shqiptarëve, nafta nuk 'lëviz'

Ndërsa, pjesa tjetër, sipas Metës, vidhen, shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve.

17 Gusht 2022, 12:03 Nga F.M
Meta: Stop bordit të rrjepjes, 180 mln euro vidhen çdo vit nga
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë shqiptare se po shpërdoron paratë e shqiptarëve që grumbullohen çdo vit nga taksa e karbonit dhe ajo e qarkullimit. Bazuar në lajmin e Monitor, Meta tha se çdo vit grumbullohen 200 milionë euro nga shqiptarët për këto taksa. Por, vetëm 20 milionë euro investohen për mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa, pjesa tjetër, sipas Metës, vidhen, shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve. 

"Është e qartë tashmë, në bursën ndërkombëtare çmimi i naftës ka rënë në nivele më të ulëta se para kluftës, 221 lekë në Shqipëri, 160 dhe 170 në vendet e tjera në rajon. Këtu nuk lëviz asgjë. Kudo merren masa për të mbrojtur qytetarët dhe për të mbrojtur konusmatorët, këtu punohet vetëm për kryeoligarkun Edi Rama. Është propozuar prej kohësh nga Opozita që të ketë një ndërprerje të taksës së karbonit dhe qarkullimit. Çdo vit grumbullohen 200 milionë euro me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve, por vetëm 20 milionë investohen. Ku shkojnë 180 milionë të tjera? Sigurisht që shkojnë në kostot e fryra të PPP-ve. Ndaj jemi këtu për të thënë, ndal rrjepjes, ndal bordit të rrjepjes,"- tha Meta.  

ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 16 Gusht 2022, 21:41 I.A

Berisha: Qeverisemi nga një grup hajnash

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të siste...