Politike

Meta s'komenton Begajn: Është totalisht i pavarur në atë që bën!

Meta tha se ai sapo është shkëputur nga Presidenca dhe se është shumë herët për të komentuar qëndrimet e Begajt.

17 Gusht 2022, 12:21 Nga F.M
Meta s'komenton Begajn: Është totalisht i pavarur në
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka preferuar të komentojë pasardhësin e tij Bajram Begajn në lidhje me qëndrimet e mbajtura ndaj Open Balkan. Në një deklaratë për mediat, Meta tha se ai sapo është shkëputur nga Presidenca dhe se është shumë herët për të komentuar qëndrimet e Begajt në lidhje me një çështje të caktuar.

"Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin tonë më të dashur, shqiponjën tonë këtu. Në datën 25 kemi nisur një rrugëtim të ri me këtë shqiponjë dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar, kjo betejë do t’i interesojë shumë edhe forcimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Nuk ka as një muaj që jam shkëputur nga Presidenca dhe nuk më duket etike që të komentoj lëvizjet e tij. Ai është i pavarur në atë që bën. Lidhur me nismën e Vuçiçit që ka ndërruar tre emra deri tani, ju e dini që unë kam mbajtur një qëndrim më të ngurtë për shkak të pozitave që kam pasur. Por ju e dini çfarë mendon Presidenti i Malit të Zi për këtë gjë, për nismën e fqinjit grabitqar. Duhen forcuar marrëdhëniet edhe me Serbinë, por jo mbi baza vasaliteti. Serbia nuk njeh akoma patentat dhe diplomat e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë apo këtu, të njerëzve që duan të kthehen sërish tek vendi i tyre për tu angazhuar. Ky ishte qëndrimi ynë,"- tha Meta. 

ilir meta bajram begaj

Sondazh

Poll

Politike 16 Gusht 2022, 21:41 I.A

Berisha: Qeverisemi nga një grup hajnash

Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësues dhe ekspertë të siste...