Aktualitet

Humb jetën turisti italian në Sarandë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak

Mësohet se një 33-vjeçar ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës rreth orës 16:30, ku dhe më pas ka ndërruar jetë.

17 Gusht 2022, 17:28 Nga I.A
Humb jetën turisti italian në Sarandë, dyshohet se ka pësuar
Spitali i Sarandes

SARANDË- Një turist ka humbur jetën ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një 33-vjeçar ka shkuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës rreth orës 16:30, ku dhe më pas ka ndërruar jetë. Dyshohet se ai ka vdekur si pasojë e një arresti kardiak.    

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spitali i sarandes humb jeten turisti ne sarande

Sondazh

Poll