Aktualitet

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja në terren është ndryshe nga ç'pritet

Tre vite ndërtime, tre vite investime për të sjellë një kullë me mesazhe ‘patriotike’ e për të pasur një fasadë të tillë, që do të lërë me pikëpyetje në kokë çdo njeri që do të hedhë sytë drejt saj.

17 Gusht 2022, 17:05 Nga F.M
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Dy kullat

TIRANË- Dy janë ‘rrokaqiejt’ që do të marrin jetë në Tiranë dhe që ende pa u mbaruar ndërtimi i tyre kanë tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare The Guardian, e cila vetëm dy ditë më parë, i konsideroi ‘fantazma në shërbim të pastrimit të parave’. Bëhet fjalë për “DownTown One” kulla më e lartë në trojet shqiptare, me afro 40 kate mbi nivelin e tokës dhe me një lartësi 140 metra, projekti i të cilës ka nisur buzë bulevardit “Zhan D’ark”.

Por, kur projekti është gati në përfundim, duket mjaft qartë se ajo ç’ka është realizuar është shumë larg atij të hedhur vendosur në letër.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Projekti i DownTown One

E dizajnuar nga firma holandeze “MVRDV”, e arkitektit të njohur ndërkombëtar Vini Mass, kjo ndërtesë super e lartë do të përmbajë një përzierje të njësive tregtare dhe rezidenciale. Në pjesën ballore, siç duket dhe në projekt, ishte planifikuar që të ndërtohej harta e Shqipërisë përmes ballkoneve.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Projekti i DownTown One

Por, fotot e realizuara nga Dosja.al tregojnë se ideja nuk është arritur. Harta e Shqipërisë në trupin e godinës nuk ekziston dhe projekti ka dështuar. Tre vite ndërtime, tre vite investime për të sjellë një kullë me mesazhe ‘patriotike’ e për të pasur një fasadë të tillë, që do të lërë me pikëpyetje në kokë çdo njeri që do të hedhë sytë drejt saj.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
“DownTown One”
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
“DownTown One”
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Projekti i “DownTown One”

Tjetra është akoma më e guximshme. Koka e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, do të ngrihet në formën e një tjetër kulle, e cila ka nisur të ndërtohet në zemër të Tiranës, vetëm pak metra larg sheshit që mban të njëjtin emër “Skënderbej”.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana

Këshillit Kombëtar i Territorit, dha lejen për ndërtimin e kullës në qershor të vitit 2018, e cila do të shërbejë si qendër tregtare, biznesi dhe banimi. Të gjitha ndërtesat në hapësirën mes Hotel Tiranës dhe pallatit-muze të Ismail Kadaresë, janë prishur për t’i hapur rrugë kullës me emrin “Skënderbej Tower Tirana”.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana

Kjo ndërtesë do të jetë 85 metra e lartë, me 25 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë. Pikërisht në katet e sipërme, sipas projektit të hartuar nga Winy Maas i firmës hollandeze MVRDV, do të krijohet forma e kokës së Heroit Kombëtar, Skënderbeu. 1930 metra katrorë do të zihen nga ndërtimi dhe vetëm 87 metra katrorë, do jetë sipërfaqe e lirë për hapësirë publike.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana

Problemi është i njëjti, si me ‘gradaçelën’ e parë, pavarësisht kohës së ndërtimit, godina nuk po ngjan aspak me atë në letër. The Guardian madje shkruante se sipas banorëve, Rama po ndryshon pamjen e tij duke e afruar me stilin e Skënderbeut e për rrjedhojë, kjo kullë në vend që tu kujtojë njerëzve Heroin Kombëtar, do tu sjellë në mend Kreun e Qeverisë.

FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Projekti i Skënderbej Tower Tirana
FOTOT-Vëzhgimi/ Gradaçelat e Ramës ngelen në 3D, finalja
Skënderbej Tower Tirana

Banorët vendas kanë bërë shaka duke thënë se, ndërsa Rama po ndryshon pamjen e tij, i gjatë në trup dhe me mjekrën e rritur, po afrohet me atë të stilit të Skënderbeut, ndaj dhe ndërtesa në formë koke mund të përfundojë më shumë si një monument për kryeministrin që vështron përgjithmonë vizionin e tij të kullave bosh,”- shkruante The Guardian.

edi rama downtown one skënderbej tower tirana winy maas

Sondazh

Poll