Art&Argëtim

Mund t'i paguajë borxhin Depp! Amber Heard i ofrohen 9 milionë dollarë për të luajtur në film porno

Aktorja prej disa kohësh po përpiqet të mbledhë paratë që i ka borxh Johnny Depp

17 Gusht 2022, 09:34 Nga A.B
Mund t'i paguajë borxhin Depp! Amber Heard i ofrohen 9 milionë
Amber Heard

SHBA- Gjyqi mes Johnny Depp dhe Amber Heard përfundoi gjatë verës, por emrat e tyre vazhdojnë të dominojnë titujt kryesorë. Depp paditi ish-bashkëshorten e tij për shpifje dhe pas vendimit të gjykatës, Heard u urdhërua t'i paguante aktorit 8.3 milionë dollarë. 

Sipas informacioneve të Marca, agjencia Zen Models shpreson të përfitojë nga nevoja që ka Heard duke i ofruar asaj një rol në një film porno.

Në emisionin australian "Pop Topic" u raportua se Heard ishte afruar për një marrëveshje me vlerë nëntë milionë dollarë për të luajtur në një film të titulluar "High Voltage".

"Ne jemi në kontakt me një grup kompanish të prodhimit të filmave për të rritur të interesuara për t'i ofruar zonjës Heard një kontratë për të luajtur në një prodhim argëtimi për të rritur," tha Veronica Mandarian, presidentja e agjencisë.

Heard nuk ka komentuar ende për këtë çështje, por burime pranë saj thonë se ajo nuk do ta pranojë propozimin.

Mirëpo, aktorja po përballet me një problem serioz pasi ka deklaruar në arkëtimin e shumës që duhet t’i japë ish-bashkëshortit. Pothuajse dy muaj pas vendimit të gjykatës, Heard shiti shtëpinë e saj të dashur në Kaliforni për të shlyer borxhin.

Sondazh

Poll