Art&Argëtim

Adele zbulon nëse është fejuar dhe flet për lidhjen me Rich Paul: Jam e fiksuar pas tij

Adele ka folur për historinë e saj të dashurisë, në intervistën për kopertinën e revistës Elle, duke zbuluar se është më e dashuruar se kurrë. Ajo është prej disa kohësh në një lidhje me agjentin e sportistëve Rich Paul, teksa e bën publike lidhjen e tyre në verën e një viti më parë.

17 Gusht 2022, 07:49 Nga s.s
Adele zbulon nëse është fejuar dhe flet për lidhjen me Rich
Adele dhe Rich Paul

SHBA- Adele është në qiellin e shtatë, si në aspektin profesional, edhe në atë romantik. Superylli 34-vjeçare, rishtazi është në kopertinën e “Elle Magazine”, ku ka rrëfyer edhe se “kurrë më parë nuk është dashuruar në këtë mënyrë”. “Nuk kam qenë kurrë e dashuruar kështu. Unë jam e fiksuar pas tij. Patjetër që dua më shumë fëmijë. Unë jam shtëpiake, një person shumë familjar dhe jeta e qëndrueshme më ndihmon me muzikën”, tregon Adele, referuar të dashurit të saj, Rich Paul.

Çifti ndezi diskutimet për një romancë verën e kaluar, kur u shfaqën së bashku në finalen e NBA, në Arizona. Pas lojës, burimet treguan se “dukeshin shumë të lumtur” së bashku. Për më tepër, edhe më shumë diskutime u ndezën pasi Adele mbante një unazë prej diamanti gjigant në gishtin e unazës.

Më në fund, Adele foli dhe i dha fund enigmës: “Jo, nuk jam fejuar dhe as e martuar. Unë jam thjesht e dashuruar, jam më e lumtur si kurrë më parë. Gjithsesi e shoh veten edhe të martuar sëris. Unaza? Jo, nuk jam e fejuar. Më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”, tha ajo. Por, ajo tha se patjetër që do të martohet sërish.

Adele ka qenë e martuar me Simon Konecki, me të cilin ka edhe një djalë 9-vjeçar, Angelo. Ajo tregoi se do më shumë fëmijë dhe se ka arritur balancën perfekte mes të qenit një nënë dhe një yll në muzikë.

adele rich paul

Sondazh

Poll