Art&Argëtim

Konfliktet me Stresin, Noizy flet për herë të parë për Denis Dollapin: Është për të ardhur keq, as hasmin nuk dua ta shoh ashtu

Në atë konflikt fatkeqësisht njëri prej djemve, fans i Stresit është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.

16 Gusht 2022, 21:00 Nga e.k
Konfliktet me Stresin, Noizy flet për herë të parë për
Stresi dhe Noizy

TIRANË- Noizy është padiskutim një nga reperët më të dashur për publikun dhe këtë e dëshmoi mbrëmjen e 14 gushtit ku mbledhi dhe mijëra fansa në shesh.

I ftuar në Euronews Albania Noizy foli për herë të parë dhe për një plagosje që ka ndodhur vite më parë, gjatë kohës ku kishte konflikte të forta mes dy grupeve rivale që drejtoheshin nga ai dhe Stresi.

Në atë konflikt fatkeqësisht njëri prej djemve, konkretisht Denis Dollapi që ishte dhe fans i Stresit është plagosur rëndë. Noizy u shpreh se në atë gjendje nuk do donte të shihte as armikun më të madh.

“Është për të ardhur keq,” – tha ai, ndërsa shtoi se të tilla gjëra nuk do i donte në biografinë e tij.

Noizy fajin për gjithçka ja vuri moshës, duke argumentuar se sot është njeri tjetër dhe gjërat mes kolegëve janë qetësuar plotësisht.

noizy stresi

Sondazh

Poll