Art&Argëtim

Lirohet Fero pasi u arrestua për sulm, flet avokati i tij: Ndërpritet masa e paraburgimit

Fero është liruar nga paraburgimi. Reperi u arrestua pas publikimit të një videoje ku shihej teksa dhunonte një person brenda makinës.

17 Gusht 2022, 07:27 Nga s.s
Lirohet Fero pasi u arrestua për sulm, flet avokati i tij: Ndërpritet
Fero

KOSOVË- Fero është liruar nga paraburgimi. Reperi u arrestua pas publikimit të një videoje ku shihej teksa dhunonte një person brenda makinës. Pas pamjeve të bëra virale, ndaj Feros u ngrit akuza e veprës penale “Sulm”.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë avokati i reperit. Në një deklaratën për “Telegrafi” ai tha se sot është pranuar aktvendimi nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku është ndërprerë masa e paraburgimit për Feron.

“Sot kemi pranuar aktvendimin nga Gjykata Themelore e Gjilanit, ku klientit tim i është ndërprerë masa e paraburgimit. Kjo vjen në sajë të pranimit të fajësisë nga i pandehuri. Siç e dimë të gjithë ngjarja e shkaktuar ka qenë falë një provokimi, jo vetëm me muzikë por edhe me gjeste që ka çuar deri edhe në agresivitetin e situatës. Dy palët janë pajtuar, Fero është shprehur i penduar për atë që ka bërë dhe kështu kanë arritur në një dakoordësi dhe janë pajtuar”, ka thënë ai. Por vendimi përfundimtar nuk është dhënë ende nga Gjykata e Gjilanit.

arrestohet fero fero

Sondazh

Poll