Art&Argëtim

"Dikur ja theva", Tayna ndërpret koncertin për t'i bërë një dhuratë speciale Butrint Imerit

Tayna ka Tayna ka ndërprerë koncertin e saj duke i bërë Butrint Imerit një dhuratë. Ajo ka thënë se se i ka blerë një palë syze pasi ia kishte thyer në një prej koncerteve në Zvicër.

17 Gusht 2022, 08:09 Nga s.s
"Dikur ja theva", Tayna ndërpret koncertin për t'i
Butrint dhe Tayna

ZVICËR- Tayna dhe Butrint Imeri janë dy ndër këngëtarët më në zë të momentit. Ata kanë publikuar një bashkëpunim së bashku me Mozzik që ka marrë miliona klikime në Youtube.

Mirëpo, së fundmi Tayna dhe Butrint kanë qenë së bashku në të njëjtin koncert. Një e papritur ka ndodhur në skenë, ku Tayna ka ndërprerë koncertin. Ajo ka thënë se i ka bërë një dhuratë mikut të tij, Butrintit.

Ajo thekson se i ka blerë një palë syze pasi ia kishte thyer në një prej koncerteve në Zvicër.

“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, thotë ajo.

Ndërsa Butrinti e ka postuar këtë moment në Instagramin e tij i cili ka shkruar: "Faleminderit e kujdesshme je".

"Dikur ja theva", Tayna ndërpret koncertin për t'i
Postimi i Butrint Imeri

butrint imeri tayna

Sondazh

Poll