Art&Argëtim

Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël? Rrëfehen Einxhel dhe Dagz

Pasi bënë publike se ata do të bëhen prindër, Einxhel dhe Dagz kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë.

17 Gusht 2022, 07:38 Nga s.s
Si e përjetuan lajmin e pritjes së ëmbël? Rrëfehen
Einxhel dhe Dj Dagz

TIRANÊ- Pas konfirmimit të shtatzënisë, Einxhel dhe Dagz kanë treguar çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzëninë. Ata kanë treguar se e kanë marrë situatën me sportivitet, edhe pse i dukej shumë e largët një gjë e tillë.

“Unë me llogaritë e mia e di se kur ndodhi por le të mbetet private kjo gjë. Gjithë kohës kemi qenë bashkë, nëse ka një person që e kam ndarë më së shumti këtë gjendje është Dagz. I kam thënë që dyshoj që “jemi” shtatzanë”, tha Einxhel.

Ajo ka shtuar: “Është shumë interesante se ne jemi të dy njerëz sportivë i marrim gjërat me sportivitet. Kur isha në Kosovë nuk isha mirë nga ana shëndetësore dhe motrës së Dagzit i thashë më duket se po të bëj hallë. Por testin e bëra shumë vonë. Njerëzve të afërt ua kemi thënë. Ka qenë shumë e çuditshme kur fansat na shkruanin kur do bëni fëmijë dhe unë e shihja shumë të pamundur dhe i thoja Dagzit “ca thonë këta”. Megjithatë që në BBV ne e kemi folur si gjë dhe Dagz më ka thënë që në BBV do të bëj një tatuazh kur të më bësh baba”.

Ndërsa Dagz ka thënë: “Si ndjenjë është shumë e veçantë, unë prapë nuk e kisha shumë të besueshme derisa e dëgjova rrahjen e zemrës”.

einxhel shkira dj dagz

Sondazh

Poll